Shqipëria

Ka arritur në Rinas aeroplani me shqiptarë nga Izraeli

Operacioni për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare.

Një aeroplan kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet, ku fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36, raporton tvKlan.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasada Shqiptare në Izrael, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasada Shqiptare në Izrael.