Integrimi
Ka abuzuar me ndihmat e papunësisë, nëna e pesë fëmijëve mund të dëbohet nga Zvicra
Ajo është dashur të kthehet më herët në Kosovë, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të shtatëzanive të saj. Bashkëshorti i saj nuk ishte larguar: I dëbuar për pesë vite, ai u kthye sërish në vitin 2016 në kuadër të bashkimit familjar
Një nënë shqiptare mund të dëbohet në Kosovë pasi shfrytëzoi entin e papunësisë në mënyrë të padrejtë.
“Nuk më shkoi mendja se mund të dëbohem. E bëra për të ndihmuar familjen time”. Shqiptarja nga Kosova me inicialin S. nuk mund të injoronte atë që po e priste, pasi ajo tashmë ishte dënuar dy herë për mashtrime sociale. Në vend që të paguajë shumat e pranuara gabimisht, kjo nënë tridhjetëvjeçare e pesë vajzave të moshës prej 1 deri në 11-vjeçare, nga enti i papunësise ka marrë shumën prej 7.153 frangave për tre muaj, përderisa në të njëjtën kohë ka punuar. “E kisha ndërmend të informoj më vonë”, ka pohuar të enjten S. para Gjykatës së Lozanës.
Ky është një mashtrim shumë i rëndë: Ligji parashikon dëbimin e detyrueshëm. Për më tepër, ajo është dashur të kthehet më herët në Kosovë, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të shtatëzanive të saj. Bashkëshorti i saj nuk ishte larguar: I dëbuar për pesë vite, ai u kthye sërish në vitin 2016 në kuadër të bashkimit familjar. Familja tashmë ka marrë gjithsej 240.000 franga ndihma sociale. Kësaj duhet shtuar edhe 57.000 franga nga aktet e mëparshme të fituara padrejtësisht.
“Dënimi i parë nuk ka ndikuar shumë”, pohoi kryesuesi i Gjykatës, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch. E pandehura, e cila në Zvicër është duke jetuar për 19 vite dhe këtu i ka edhe prindërit e saj, ka deklaruar se nuk ka familje tjetër në Kosovë. “Kjo nuk është rast i ashpërsisë që parashihet nga jurisprudenca”, ka pohuar prokurori Sebastien Fetter. “Ajo ishte në dijeni të shkeljes së ligjit, por interesin e saj e vuri në plan të parë”. Ai kërkoi gjobë ditore prej 360 mëditjeve, duke përfshi këtu edhe dënimet e kaluara dhe kërkoi dëbimin e saj nga Zvicra. Prokurori gjithashtu ka potencuar se fëmijët e saj të mitur nuk do tu nënshtrohen vuajtjeve pas largmit të saj në Kosovë.
Pala mbrojtëse, dënimin e ka vlerësuar si të ashpër. Vendimi gjyqësor do të dërgohet me shkrim.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët