Bota

Junker: Për Orbanin nuk ka më vend në PPE

Në intervistën për gazetën franceze “Le Mond”, presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE) konsideron se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij nuk e kanë vendin më në këtë grupacion politik.

Në intervistën për gazetën franceze “Le Mond”, presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE) konsideron se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij nuk e kanë vendin më në këtë grupacion politik.

“Z. Orban nuk e ka vendin më në PPE. Atë e thash në samitin e familjes sonë politike në Salzburg (më 20 shator). Edhe pse e respektoj njeriun, shoh shumë jokompatibilitet mes fjalëve të tij dhe vlerave demokristiane në të cilën është themeluar familja e PPE-së. Vetëm nëse na garanton se i respekton vlerat bazike dhe programin zgjedhor të PPE-së”, ka thënë Junker për “Le Mond”.

Junker ka qenë kandidat i PPE-së në zgjedhjet e fundit evropiane në vitin 2014. Ky është mandati i tij i fundit, ai ka paralajmëruar se nuk ka për qëllim përsëri të kandidohet për të njëjtën vend.

Në intervistën për “Le Mond”, ai ka rikujtuar se është në politikën evropiane që nga viti 1982 dhe se nuk është hera e parë të parashikohen skenarët e zeza për të ardhmen e BE-së, edhe pse nuk i injoron problemet me të cilën përballet Unioni.

“Pajtohem se nevojitet luftë kundër popullzimit akut dhe nacionalizmave të paarsyeshëm. Por, megjithatë të zhvillohet investimi në zgjedhjet evropiane vetëm në këtë problem, edhe pse është i madh, nuk i reflekton plotësisht sfidat”, ka deklaruar Junker.

Ai e ka dënuar retorikën e shteteve të grupit të Vishegradit për emigrantët dhe mungesës së solidaritetit nga ana e tyre lidhur me kuotat.

“Refuzimi integral i refugjatëve nga ana e disa shteteve dhe retorikat e rrezikshme se Evropa përballet me invazionin islamik janë të papranueshme”, ka theksuar Junker.