Gruaja

Juna dhe Suzana, dy shqiptaret në garën e “DSDS”

Ajo është nga Frankfurti, ka një shikim të hekurt dhe një zë engjëllor. Juna Manaj është e shqiptarja e cila bashkë me bashkëkombësen tjetër Suzana Spahiun po vazhdojnë garën në mesin e 31 garuesve tjerë në talent shoun “Deutschland sucht den Superstar”

Juna Manaj nuk është e panjohur as për jurinë dhe as për mediat gjermane. Vajza shqiptare në vitin 2008, në moshën 16 vjeçare ishte pjesë e këtij spektakli dhe pati arritur deri në top 15-she.  Natyrisht ajo nuk kishte të drejtë të provonte edhe një shans tjetër, por me rregullat e reja të “DSDS”, asaj iu janë hap dyert për të provuar edhe një herë fatin drejt realizimit të ëndrrës së saj.

Juna, deri më tash është prezantuar mjaftë mirë, dhe më kualifikimin e fundit dhe bashkë me shqiptaren tjetër nga Mitrovica Suzana Spahiu e njohur si “Chica Unique” janë pjesë e 30-të kandidatëve të cilët aktualisht po qëndrojnë në Tailandë.

“DSDS më ka fascinuar gjithmonë. Në 2008 isha pjesë e këtij spektakli dhe arrita deri në top 15-she”, ka thënë ajo.

Me bukurinë e saj, Juna iu ka bërë përshtypje jurisë se përse ajo ende është e pa dashuruar. “Një femër kaq e bukur sa ti dhe ende s’ka të dashur?”, e ka pyetur pop titani Dieter Bohlen.

“ Gjatë kësaj kohe para se gjithash kam qenë e koncentruar në punën time. Do të ishte mirë sikur të njihja dikën, por ende nuk e kam takuar personin e vërtet”, ka thënë ajo.

Për  ata që e mbajnë mend, Juna në vitin 2010, më këngën “Më ndihmo të them lamtumirë” ishte pjesë e festivalit shqiptar “Top fest 7”, ndërkohë ajo ka qenë pjesë edhe e shumë koncerteve të mbajtura në Diasporë.

Kujtojmë se në këtë edicion shqiptarët nuk patën paraqitje të mirë, ku në dy raste u deshtë të ndërhyjë sigurimi për të larguar kandidatët nga skena,  por kualifikimi i Junës dhe i Suzanes na jep shpresë se do të na përfaqësojnë denjësisht.