Lajme
Jugu i Shqipërisë po “blihet” nga diaspora shqiptare e Kosovës
Blerësit e apartamenteve në jug të Shqipërisë janë nga mërgimtarët kosovarë në Zvicër e Gjermani, por edhe shtetas të Republikës së Kosovës
Duket se interesimi për blerjen e patundshmërive, viteve të fundit, referuar Bankës së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë, është shtuar për zonat e jugut, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se blerësit kryesorë, sipas raportit të tyre, janë diaspora e Kosovës në Zvicër e Gjermani, por edhe shtetas të Republikës së Kosovës.
Sipas raportit, krahas qytetarëve nga Kosova, për pronat e zonës së Vlorës janë të interesuar edhe rusët e ukrainasit, ndërsa në Sarandë interesim të shtuar kanë shtetasit e Serbisë.
Nga të gjitha vendet, Lungomare në Vlorë mbetet zona më e preferuar për investitor të jashtëm. Çmimet e apartamenteve në Lungomare thuajse janë trefishuar dhe janë bërë të papërballueshme për banorët vendas, por jo edhe për të huajt. Nga 500-600 euro për metër katror në Lungomare sa ka qenë më parë, tani ka arritur në 1500 euro/m2, por edhe 2000 euro/m2, por kjo, sipas të dhënave zyrtare, nuk e ka ulur fuqinë blerëse.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani, ka thënë:
“Janë emigrantët, kryesisht kosovarët e Zvicrës e Gjermanisë, por edhe rusët dhe ukrainasit ata që po blejnë shtëpi të reja në bregdetin e Vlorës”, ka thënë Breshani.
“Zona më e kërkuar është ajo e Lungomares. Kërkesa nga vendi s’ka shumë, shumica janë nga emigrantët dhe shtetasit e huaj. Kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë, por ka edhe shtetas të huaj, ukrainasit dhe rusët, po hulumtojmë blerje banesash. Oferta në qytet është shumë e madhe, ndaj duhet të jepen më shumë leje ndërtimi për njësi banimi dhe hoteleri”, ka bërë të ditur më tej Breshani.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur