Kosova

“Ju ftoj të reflektoni”, ishte mesazhi i fundit i Adem Demaçit

Vajza e Adem Demaçit dha mesazhin e fundit të babait të saj.

Vajza e veprimtarit të shquar Adem Demaçi, Abetarja, ka ndarë mesazhin e fundit që babai i saj i kishte dhënë pasi ishte sëmurë.

“Unë kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët, sepse edhe mua më ka konsideruar si një pjesë të popullit të vet. Kisha dashur të ndaj një mesazh që ai ma dha pasi u sëmur.

Ai tha: “Më e rëndësishmja në jetë është të njohësh vetveten”.

“Më pas unë shumë mirë e kuptova thellësinë e mesazhit. Jam e bindur që një njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin dhe çdo gjë donte të thoshte se po ta njihnin shqiptarët veten mirë, do të mund të ishin kritik ndaj vetvetes dhe do të kuptonin se çdo gjë e keqe rrjedh nga vetvetja dhe të përpiqeshin ta përmirësonin vetveten si individ dhe pastaj do ta kuptonin se vetëm në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja dhe të kërkonin të nxjerrin më të mirën nga vetvetja”, ka përfunduar fjalimin ajo.