Opinione
Ju faleminderit, kolege e kolegë!
Me rastin e të dhënave inkurajuese mbi pandeminë Covid-19
Të dhënat e dhjetë ditëve të fundit për ecurinë e sëmundshmërisë nga Covid-19 , më në fund janë inkurajuese. Shifrat flasin për një reduktim të dukshëm të të infektuarve, shtim të të vaksinuarve dhe një disponim pozitiv të qytetarëve. Sado që numri ende i lartë i vdekshmërisë i mban ndjenjat e përziera dhe shkakton dhimbje te shumë familje, e pashë të udhës që të shkruaj disa rreshta për të shprehur mirënjohjen për punën e madhe të bërë nga personeli shëndetësor, mjekë dhe infermierë, duke u thënë publikishit: Ju faleminderit, kolege dhe kolegë!
Me dhimbje dhe keqardhje do të kujtojmë edhe ato që nuk i mbijetuan komplikimeve të kësaj sëmundjeje duke shprehur ngushëllimet tona për të afërmit e tyre.
Falenderimi për punën e madhe, për përkushtimin dhe sakrificën e tyre shpresoj të lehtësoj dhe sadopak të zbusë lodhjen nga angazhimin më se njëvjeçar duke punuar nën presion të madh, në kushte dhe infrastrukturë jo gjithmonë adekuate, shpesh në kondita të rraskapitjes fizike dhe psiqike, që padyshim ka lënë trauma dhe dhimbje që do të duhet kohë për ti tejkaluar. Një numër i konsiderushëm prej tyre, mjek dhe punëtorë teknik shëndetësor, nuk janë më në mesin tonë. Ata dhe ato dhanë jetën duke shëruar pacientë e infektuar. Si për stafin mjekësor që i mbijetoi kësaj sfide gargantuane, si dhe për ata dhe ato që humbën jetën, ne nuk duhet t’i harrojmë kurse institucionet shpresoj të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për ti mbështet ata ose familjet e tyre.
Kalimi nga kushte pothuajse lufte në kushte më normale pune nuk u tregua i lehtë. Nuk duhet neglizhuar fakti se sikurse paraqitja dhe përhapja e kësaj sëmundje, ashtu edhe trendi aktual qetësues ka dimensione globale. Por, përkundër ngjajshmërive të shumta, përhapja dhe sjellja ndaj pandemisë kishte edhe specifikat e veta në çdo vend. Paparashikushmëria e rrjedhës së sëmundjes dhe e pasojave nga ky infeksion ishin dhe ende mbesin karakteristika kryesore e saj. Ky aspekt gjithsesi e komplikonte procesin e trajtimit ni nga këndvështrimi organizativ preventiv poashtu edhe nga ai kurativ. Por këto nuk ishin rethanat e vetme vështirësuese.
Të gjitha këto paqartësi binin mbi përgjegjësine e personelit shëndetësor, të cilët përveç punës së tyre profesionale, në shpatullat dhe ndërgjegjen e tyre binte udhëzimi dhe trajtimi i të sëmurit të friksuar. Ata shpesh ndodheshin në një pozitë jofalenderuese për të zbutur efektet e kaosit fillestar organizativ, pasojat e dobësimit në vazhdimësi të segmenteve të sistemit shëndetësor, në veçanti të atij të shëndetit publik (preventiv), mungesën e përvojës dhe mungesësn e kuadrit adekuat për trajtimin e kësaj sëmundje në pjesën më të madhe të territorit të vendit, si dhe shpesh herë duke paguar bashkë me pacientët dhe ndonjëherë me jetën e tyre vendimet dhe gjykimet e gabuara individuale, kolektive dhe ato organizative.
Nuk duhet anashkaluar kakofonia e palejueshme për mënyrën e trajtimit të sëmundjes si dhe ballafaqimi me pasojat e një mentaliteti ‘kuazi shkencor’ me primesa ’fatalistike antishkencore’ nga një pjesë e mjekëve në terren. Kjo tregon nevojën për tu rifokusuar në validetetin e shkencës, edukimit dhe ndërtimit të karierës profesionale. Stafi shëndetësor, edhe pse në shumicë dërmuese mbështetës dhe i palëkundur në parimet shkencore, për fat të keq, sidomos në fillim të pandemisë, disa prej nesh nuk i përmbaheshin etikës bazike të profesionit – trajtimit të bazuar bazuar në fakte (EBM). Vonesa e sigurimit të vaksinave dhe kakofonia mediale lidhur me efektin e tyre në valën e dytë të pandemisë, edhe me intensitet më të madh përsëriti për nga pasojat valën e parë me çka zbehën edhe efektet e punës së madhe nga ana e punëtorëve shëndetësor.
Megjithatë edhe në kushte të tilla, heronjt tanë, punëtorët shëndetësorë bënë maksimumin për të kaluar në një situatë normale shëndetësore, dhe me këtë edhe ekonomike, arsimore dhe shoqërore në përgjithësi. Prandaj të gjithë ne së paku u kemi borxh një FALEMINDERIT nga zemra të gjithë punëtorëve shëndetësore duke filluar nga ekipi në ballë të ’luftës’ të prirë nga Doktor Iliri me kolegë në Klinikën Infektive, ata të Institutit të Shëndtit Publik , të Covid qendrave të tjera në kryeqendër dhe në të gjitha qendrat mjekësore në vend si dhe të kontributit të palodhshëm të mjekëve amë.
Beteja duket se u fitua, por lufta nuk ka mbaruar. Prandaj edhe në të ardhmen shenja minimale e falënderimit ndaj këtij mundi do të jetë respektimi i masave preventive sipas udhëzimeve nga të gjithë ne.
Ne të gjithë e kemi parasysh se lëshimet dhe gabimet gjatë menaxhimit të kësaj pandemie nuk do të quhen të tilla nëse nga ato nxjerrim mësime adekuate. Unë uroj që përgjegjësit e politikave shëndetësore dhe ato qeveritare të kenë nxjerrë mësimet e duhura. Punëtorët shëndetësorë si dhe gjithë qytetarët kanë nevojë për një rishikim të gjitha segmenteve të shëndetësisë për të siguruar një sistem të qëndrueshëm, të gatshëm edhe për të papritura të tilla dhe për të siguruar shërbime që ngrejnë dinjitetin, sigurinë dhe shëndetin e gjithësecilit.
Azis K. Pollozhani
(Autori është mjek, aktualisht është rektor i UNT-së në Shkup)
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?