Shqipëria
Jozefina Topalli krijon partinë e re ‘Lëvizja për Ndryshim’
Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, regjistrohet në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës
Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.
Ne vendimin e Gjykatës thuhet se Lëvizja për Ndryshim është një organizatë politike e pavarur, e ndërtuar si bashkim vullnetar të shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, me qëllim që të ndikojë në jetën politike të vendit, për demokratizimin dhe zhvillimin e tij, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit.
Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizimet e anëtarësisë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike, ndihma dhe dhurata nga anëtarët dhe përkrahësit e LN, si dhe nga çdo burim tjetër jopublik që autorizon ai.
Emri i plotë i partisë është partia “Lëvizja për Ndryshim” dhe inicialet e saj janë LN. Selia e partisë është në qytetin e Tiranës, me adresën rruga “Lidhja e Prizrenit”, nr 8, Tiranë.
Partia mbështetet në parimet e demokracisë liberale, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











