Kosova
Joserioze, vlerësohet kandidatura e Haradinajt për president
Duket se çdoherë e më shumë me pozitën e kreut të shtetit AAK-ja po vlerësohet se po e synon përforcimin e saj politik, përmes paraqitjes së hershme të emrit të Ramush Haradinajt si kandidat për president të Kosovës. Kjo veçanërisht në periudhë të brishtësisë së koalicionit qeverisës pas kundërshtimeve të brendshme për procesin e dialogut, si dhe rastin e Karaçevës, përcjell albinfo.ch.
AAK publikoi emrin e Haradinajt mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ndërkohë që ai përmes rrjeteve sociale e konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin për të kandiduar.
“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të Kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkroi Haradinaj të mërkurën.
Ky veprim i AAK-së po vlerësohet i parakohshëm që ka për qëllim faktorizimin përmes pazareve politike me këtë post, raporton koha.net.
Gazetari e njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se synimi është që të bëhet presion nga kjo parti dhe kreu i saj, Haradinaj, të paraqitet si një lloj shpëtimtari i Kosovës.
Por, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, thotë se meqë është afër përfundimi i mandatit të presidentit Thaçi, Kosova duhet ta ketë të gatshëm një emër.
Artan Abrashi nga Vetëvendosje e ka cilësuar këtë veprim si të parakohshëm dhe ka theksuar se ai ka të bëjë me pazar politik në interes të grupeve të caktuara brenda partive në pushtet.
Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerëson se është herët të flitet për postin e presidentit, dhe se tani është e panevojshme të flitet për këtë temë.
Mushkolaj, në anën tjetër, konstaton se ky veprim i AAK-së vjen në kohën kur po flitet se PDK-ja mund t’i bashkohet koalicionit qeverisës. Por, futjen e PDK-së në koalicion e mohoi deputetja Musliu.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim