Futboll

Jose Mourinho e dëshiron Xhakën në Romë

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Romës të interesohen për blerjen e mesfushorit kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, njofton “Blick”. “Jose Mourinho e dëshiron atë në Romë”, thotë Romano, duke iu referuar interesimit të Mourinhos për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.