Muzikë

Jonida Maliqi performon në finalen e madhe të Eurovizionit

Nën moton “Guxo të ëndërrosh”, është hapur Finalja e Madhe e Eurosong-ut. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi, ka performuar e dyta me radhë, shkruan albinfo.ch.

Maliqi me ekipin e saj interpretoi këngën “Ktheju tokës”, që iu kushtohet emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Edhe këtë herë, performanca e saj u prit me duartrokitje e brohoritje të shumta nga publiku.

Shqipërinë mund ta votoni në numrin 02.

Përndryshe, ky është edicioni i 64-t i Eurovizionit. Këtu mund ta shihni videon nga performancën e Maliqit.

Si të votoni për Shqipërinë?