Muzikë

Jonida Maliqi performon në Eurovizion (Video)

Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, ka interpretuar në gjysmëfinalen e Eurovizionit këngën “Ktheju tokës”. Këtë këngë, ajo ua ka dedikuar emigrantëve shqipatarë nëpër botë, përcjell albinfo.ch.

Paraprakisht, ajo ka kërkuar nga shqiptarët që ta përkrahin, duke e votuar Shqipërinë me numrin 14.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokës! Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat”, ka shkruar Maliqi në Instagram.

Hapat për të votuar i gjeni këtu. Ndërkaq, finalja e Eurovizionit do të mbahet pas dy ditësh, më 18 maj 2019.

Video nga performanca e Maliqit: https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/2338082286448409/