Kosova
JONI RANCH: Specialitete zvicerane, kuaj arabë dhe puro kubaneze
Investitorët janë dy biznismenë që kanë krijuar pasurinë e tyre në Zvicër dhe me ato kursime kanë ngritur një fermë të përmasave gjigante në vendlindjen e tyre në Kamenicë, mbi fshatin Berivojcë
Në një hapësirë prej 30 hektarësh po merr formë ferma gjigante, “Joni Ranch”. Në këtë hapësirë ju presin 30 kuaj për kalërim. Shumica e tyre janë të racës së njohur arabe dhe i tërë kompleksi është ndërtuar në stilin amerikan nga druri e pa beton. Brenda kësaj ferme turistike ju mund zgjedhni mes restoranteve me specialitete zvicerane e vendore ose të zini vend në Cigare Lounge për qetësi e ndeja të gjata mes miqësh. Por ju, mund edhe të merrni një kalë për kalërim, të ndizni një puro dhe me një kapelë kauboji të relaksoheni në natyrë me shokë e miq sikur në vitet 70-të të filmave që shikonim në televizionet tona.
Fondue, Raclette, Cordon Blue janë specialitete të njohura e shumë të kërkuara zvicerane, të cilat investitorët i kanë futur në menynë specialiteteve vendore me supë pule, sallatë shope apo pogaqe me djath e speca në ajkë. Ky diversitet ushqimesh vjen si rezultat i një përvoje të gjatë pune në këtë fushë të familjes që ka ngritur këtë restorant.
Investime në sferën shtatëshifrore
Investitorët janë dy biznismenë që kanë krijuar pasurinë e tyre në Zvicër dhe me ato kursime kanë ngritur një fermë të përmasave gjigante në vendlindjen e tyre në Kamenicë, mbi fshatin Berivojcë. Kuajt e racës arabe janë më të shtrenjtët në treg dhe njihen si shumë të urtë, inteligjentë dhe që dinë të ofrojnë shou, thonë investitorët, të cilët kanë angazhuar instruktoren Lindsay Dean për trajnimin e kuajve.
“Investimi kap vlerën shtatëshifrore dhe vjen nga dëshira e madhe e investitorëve për t’i ofruar qytetit të Kamenicës një zonë rekreative për të kaluar kohën e lirë duke kalëruar apo duke zgjedhur një tavolinë komode për të shijuar specialitetet e shtëpisë. Por ju nuk do të mbeteni pa vend, nëse do të zgjidhnit fermën `Joni Ranch` edhe për festa të mëdha familjare” tregojnë investitorët, të cilët në sezonin e verës punësojnë deri në 30 punëtorë që kujdesen për mbarëvajtjen e restorantit Elizar që ofron tri terrasa me pamje nga qyteti i Kamenicës.
A ju ka shkuar mendja të hani në Kosovë një Fondue zvicerane, një Raclette apo një Cordon Blue?
… Nëse po, atëherë këto specialitete zvicerane mund t`i shijoni në fermën “Joni Ranch”.
Ne “shacat” e dimë që Fondue, Raclette, Cordon Blue, por edhe St. Galler Bratwurst janë specialitete zvicerane shumë të kërkuara në Zvicër. Po ashtu e dimë që pjesa dërmuese e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër i njohin dhe i konsumojnë këto specialitete djathi dhe Cordon Blue, që është një kombinim djathi i shkrirë në mish.
Falë tyre dhe lidhjeve të ngushta që kanë krijuar shqiptarët me Zvicrën, këto specialitete i njohin dhe i kanë provuar edhe shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kosovë apo kanë qenë për vizitë në Zvicër tek të afërmit e tyre. Kjo mundësi tani është bërë realitet edhe në Kosovë dhe ju mund ta vizitoni fermën nga Prishtina përmes rrugës malore duke kaluar përskaj Kalasë së Novobërdës deri në Kamenicë ose nga Gjilani apo aksi pjesa tjetër nga Bujanoci.
Joni Ranch shtrihet në një trekendësh mes Prishtinës, Gjilanit dhe Bujanocit. Nga cila do anë që ju mësyeni, nuk bëni më shumë se një orë rrugë. Por, edhe këtë do ta harroni shpejt, sepse ju pret stafi i kualifikuar e kuzhinierë të njohur e me përvojë në hotele e restorantet më të mira të Kosovës, të cilët kanë zgjedhur me kujdes një listë të gjerë të ushqimeve vendore, specialitete italiane dhe prodhime deti. Ju mund të porositni po ashtu edhe mish qengji, ashtu si është, pa e coptuar, të pjekur në hell dhe ta kombinoni atë më verë apo birrë vendore.
Joni Ranch Kids
Për gjithsecilin që ka fëmijë dhe dëshiron ta kalojë një ditë të mirë me ta, Joni Ranch ofron menynë e fëmijëve me ushqime e forma të ndryshme të kuajve e kafshëve të ndryshme. Pas ushqimit ata mund të luajnë në Joni Ranch Kids pa pasur ju nevojë që të brengoseni për sigurinë e tyre, pasi këndi i fëmijëve plotëson të gjitha kriteret e sigurisë. Kurse ata që janë më të guximshëm, mund të kalerojnë me kuaj të vegjël, të njohur si poni apo të shohin kafshët tjera që janë pjesë e fermës Joni Ranch.
Western style apo kaubojët e Gjilanit
Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm që duhani dëmton shëndetin dhe nuk duhet ta konsumojmë. Mirëpo ne vazhdojmë ta injorojmë këtë fakt dhe e konsumojmë atë; qoftë përmes cigareve normale që ne njohim në përditshmëri; nargjileve (në shisha bare) apo pjesës elitare që merr një puro për relaksim.
Duke ditur që rajoni i Gjilanit ka qenë qendra më e madhe e kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të duhanit në Kosovë, investitori i ardhur nga Zvicra, ka projektuar një ambient ekstravagant për mysafirë që kërkojnë qetësi e relaksim me një puro të shoqëruar me konjak, pasi që kjo “modë” e purove, është përhapur me të shpejtë edhe në Kosovë.
Cigare Loung u ngjanë kafiterive të stilit të vjetër kubanez, atje ku kanë prejardhjen purot dhe ku vizitorët mund të kthehen vizualisht si në vitet e 70-ta. “Më shumë kam shkuar nga ajo që këtu mund të vijnë mysafirët si kaubojë dhe të lidhin kalin aty e `t`ia qesin tymin`. Kam ngritur një vend sikur western style, të kombinuar me elemente nga tradita jonë shqiptare” tregojnë drejtuesit e fermës. Cigare lounge i ka tri meny në vete: ushqime që kombinohen me pije, që shkojnë me puro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025