Kinema
“Jokeri” rikthehet me aktorin Joaquin Phoenix

Personazhi famëkeq “Joker”, do të kthehet në ekranet e kinemave botërore, pasi rolin e tij do ta luajë aktori i njohur Joaquin Phoenix. Në trilerin e filmit, të publikuar të mërkurën nga studioja filmike “Warner Bros”, aktori Phoenix shihet se është dashur të bëjë ndryshime të mëdha fizike, duke humbur peshë për të luajtur rolin e Jokerit, të cilin për herë të fundit e portretizoi aktori Jared Leto.
Palaçoja, në fillim të filmit, kalon në një periudhë të vështirë, e cila e detyron atë të shndërrohet në një personazh të keq të qytetit të Gothamit.
Filmi vjen në një kohë të vështirë për studion filmike “Warner Bros”, e cila ka dështuar të krijojë universin e vet filmik, siç e ka studioja rivale “Marvel”. Studioja pati sukses të madh në vitin 2008, me realizimin e filmit “Dark Knight”, në trilogjinë e Batmanit.
Rolit të Jokerit i dha famë të madhe aktori Heath Ledger, i cili luajti këtë rol vetëm në një pjesë të filmit për Batmanin, i cili u realizua më 2008. Ai vdiq pak muaj pas publikimit të filmit. Jokeri është personazh i krijuar nga Bill Finger, Bob Kane dhe Jerry Robinson. Ai debutoi në librat komikë për Batmanin.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme