Lajme
Johnson: ‘S’ka nevojë’ të pranohen rregullat e BE-së në bisedimet pas Brexitit’
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur të mbajë një qëndrim pa kompromis në bisedimet tregtare me BE-në pas Brexitit. BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kohë deri në fund të vitit për të nënshkruar një marrëveshje.
Kryeministri Boris Johnson do të parashtrojë kushte të ashpra në bisedimet e tregtisë pas Brexitit me Bashkimin Evropian të hënën. Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar pritet të thotë “Britania do të përparojë”, pavarësisht nga rezultati.
“Nuk ka nevojë për një marrëveshje të tregtisë së lirë që të përfshijë pranimin e rregullave të BE-së për politikën e konkurrencës, subvencionet, mbrojtjen sociale, mjedisin, ose ndonjë gjë të ngjashme”, do të thotë Johnson në fjalën e tij, sipas fragmenteve të lëshuara nga zyra e tij të dielën, disa ditë pasi Britania e Madhe u largua nga blloku tani 27-anëtarësh i BE-së.
Ai gjithashtu pritet të thotë se nëse Bashkimi Evropian nuk pranon një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjen e BE-së me Kanadanë, atëherë tregtia me BE-në duhet të bazohet në marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar me bllokun, e cila do të ishte “e ngjashme me të Australisë.”
‘Pa dyshim që Britania do të përparojë’
Johnsoni do të thotë se pret që do të ishte një “ngjarje shumë e pamundur” që Mbretëria e Bashkuar të mos arrijë një marrëveshje si Kanadaja, por që “në të dyja rastet, nuk kam dyshim se Britania do të prosperojë”.
Pasi u largua zyrtarisht nga BE-ja më 31 janar, Mbretëria e Bashkuar tani ka 11 muaj kohë për të bërë një marrëveshje tregtare me BE-në, para se të përballet me rregullat e tregtisë së OBT-së. Bisedimet e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar me BE-në do të fillojnë në mars.
BE e ka paralajmëruar vazhdimisht Britaninë se niveli i qasjes në tregun e tij të brendshëm prej 450 milionë vetësh do të varet nga ajo se sa do të pranojë Londra t’u përmbahet rregullave të tilla.
Cilat janë marrëveshjet tregtare të Kanadasë dhe Australisë në BE-në?
Marrëveshja tregtare e Kanadasë me BE-në, CETA (Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtisë), hoqi tarifat në rreth 98% të mallrave të tregtuara midis BE-së dhe Kanadasë, duke e bërë atë shumë më të lirë shitjen e mallrave të njëri-tjetrit. Ai gjithashtu sheh “bashkëpunim” mbi standardet, duke kufizuar nevojën për kontrolle të sigurisë dhe të cilësisë.
Aktualisht, tregtia Australi-BE zhvillohet sipas rregullave bazë të Organizatës Botërore të Tregtisë, megjithëse ekzistojnë marrëveshje specifike për disa mallra. Australia aktualisht është duke negociuar një marrëveshje tregtare me bllokun evropian, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?