Lajme

Johnson: Më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën.

Kryeministri britanik ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi./BBC