Lajme

Joe Hoxha, fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të Connecticut

Joe Hoxha, një histori suksesi në SHBA

Bëhet e ditur se shqiptaro amerikanit Joe Hoxha fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të Connecticut, shkruan albinfo.ch.

Një vendas në Tiranë, Shqipëri, Hoxha është i diplomuar në Universitetin e Connecticut me diplomë në shkenca politike dhe sociologji dhe punon në industrinë e financës.

I lindur në Tiranë më 1992, Xhoi u largua së bashku me familjen drejt Amerikës, kur ishte 4 vjeç në 1996. Fati i tyre ishte se fituan lotarinë amerikane, e pas këtij momenti jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë.

U diplomua në “University of Connecticut” për “Shkenca Politike dhe Sociologji”, përmes një kurrikule që në fund i dha Hoxhës një “Dual Degree”,  pra një bachelor me me dy degë të përfshira.

Rezultatet e larta dhe puna e palodhur bëri që në vitin 2014, kur Xhoi ishte vetëm 22 vjeç, t’i besohej detyra e këshilltarit dhe menaxherit të fushatës për disa kandidatë në Texas, Missouri, New Hampshire, Virginia, CT.

Në vitin 2019, Xhoi filloi një karrierë në një industri financiare, por aktivitetin e tij politik nuk e la asnjëherë pas.

Një jetë dedikuar politikës, më në fund Hoxha vendosi që në 27 janar, të këtij vitit (2022) të hidhte kandidaturën për “State Representative” në distriktin e 78-të të Shpisë së Përfaqësusve të Kenerikes (Connecticut House of Representative district 78th) Plymouth and Bristol. /Albinfo.ch