Lajme
Joe Biden tërhiqet nga gara për president
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është tërhequr nga gara presidenciale.
Përmes një letre, të cilën e ka publikuar në rrjetin social “Twitter”, ai ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”, transmeton albinfo.ch.
Biden ka thënë se të shërbejë si president ka qenë nderi më i madh i jetës së tij.
“Ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor 2024.
https://x.com/JoeBiden/status/1815080881981190320
https://x.com/JoeBiden/status/1815080881981190320/photo/1
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha