Lajme
Joe Biden lejon ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë
Në përpjekje për të ndaluar rritjen e nivelit të imigracionit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka lejuar ndërtimin e një pjese të murit kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës.
Në rajonin e quajtur “Starr” do të ndërtohen rreth 32 kilometra përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë një numër të lartë kalimesh ilegale, shkruan BBC.
Ndryshe, ndërtimi i murit kufitar ishte politikë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ishte kundërshtuar ashpër nga demokratët, teksa në vitin 2020 Biden premtoi se nuk do të ndërtonte një mur tjetër nëse zgjidhej president, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të qeverisë, mbi 245 mijë kalime ilegale janë bërë këtë vit vetëm në zonën e Luginës së Rio Grande dhe shtatori pritet të jetë një muaj rekord.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert