Lajme

Jo larg Bazelit, ndriçohet bredhi natyral 36.4 metra i lartë

Jo larg nga Bazeli (20 km), në Rheinfelden Eichsel, tash e disa ditë është ndriçuar bredhi natyral 36.4 metra, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky bredh ndriçohet me 13.200 llamba (dirta), duke e bërë mahnitës për vizitorët dhe qytetarët e këtij vendi.

Sipas Badische Zeitung, zyrtarisht ky është bredhi më i madh natyral në Gjermani, i cili supozohet se është mbjellur në vitin 1902.

Ndriçimi i këtij bredhi financohet nga sponsor të ndryshëm gjermanë dhe zviceranë, pasi gjendet shumë afër Bazelit. /Albinfo.ch