Lajme
J&J fillon furnizimet me vaksinat COVID-19 në BE
Johnson & Johnson të hënën filloi shpërndarjen e vaksinave me një dozë të vetme COVID-19 në vendet e BE-së, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe kompania, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Kompania fillimisht kishte planifikuar të fillonte dërgesat e saj në fillim të prillit, por u vonua për shkak të çështjeve të prodhimit.
“Dozat e para po largohen nga depot për vendet anëtare sot”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian të hënën në një konferencë shtypi.
“Johnson & Johnson fillon dërgesat e vaksinave në BE sot. Një lajm shumë i mirë”, tha Peter Liese, një ligjvënës i BE-së nga e njëjta parti me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kompania amerikane është zotuar të japë 55 milionë doza në BE deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha komisioneri i industrisë së BE-së, Thierry Breton, këtë muaj, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?