Muzikë
Jimmy Kimmel: “Joe Biden dhe Dua Lipa janë të vetmit njerëz që patën një vit të mbarë!”
“Joe Biden dhe Dua Lipa janë të vetmit njerëz që patën një vit të mbarë!”-tha me shaka Jimmy Kimmel gjatë emisionit të tij dhe kjo pa dyshim se është më së e vërtetë, transmeton albinfo.ch.
Kylie Minogue, e cila ka realizuar një remix të “Real Groove”, kënga e tretë e albumit të saj të dalë së fundmi, me Dua Lipën, raporton “Billboard”. Kënga origjinale është e zhanerit disco-pop, teksa remixi vjen më ritmike, shton disa instrumente, dhe sigurisht i shtohet edhe vokali i Duas.
Nga ana tjetër, me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, të cilin “Rolling Stone” e renditi në 5 albumet më të mira të 2020-Dua shihet se pasardhësja e Minogue. Kjo vjen si surpriza e fundit e Dua për 2020 teksa me këtë ritëm që po ecën, 2021 duket edhe më premtues.
Kujtojmë se koncerti virual i Duas i mbajtur më 27 nëntor “Studio 2054” ishte një sukses i madh. Ajo mblodhi 5 milionë shikues, një rekord i ri për transmetimet live dhe pati pjesëmarrës shumë figura të rëndësishme të industrisë së muzikës, mes së cilëve edhe Minogue. Gjatë koncertit ato të dyja interpretuan “Real Groove” dhe pas suksesit të arritur erdhën me remix-in e këngës.
Dua Lipa publikoi “Future Nostalgia” në mars mes shumë dyshimesh, por në fund rezultoi të ishte vendimi i saj më i mirë. Albumi i saj është nominuar si “Albumi i vitit” dhe “Albumin më i mirë Pop” në Grammy 2021. Për më tepër, Dua Lipa është nominuar edhe për “Regjistrimin më të mirë të Vitit”, “Këngën e Vitit”, “Performancën më të Mirë Pop Solo” për “Don’t Star Now”, si dhe “Performancën më të Mirë Pop Duo” për “Un Día (Një ditë)“.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih