Lajme
Jimilian, shqiptari që mori vëmendjen e mediave në Danimarkë
Emër suksesi në shtetin danez

“Tv2.Dk”, media në shtetin danez, i ka kushtuar një artikull historisë së shqiptarit, Jimilian Ismaili, si storie suksesi në Danimarkë, transmeton albinfo.ch.
Pak muaj më parë edhe Albinfo.ch ka shkruar për çmimin kryesor “Vild Med Dans”, të cilën Jimilian e kishte fituar.
Jimilian ishte 11 vjeç kur doli në skenë për herë të parë. Dhe, që nga ajo ditë, skenat janë bërë vetëm më të mëdha.
Jimilian Ismailit në bazë të paraqitjeve përfekte skenike dhe lidhëshmëria e lëvizjes së tij, bëri që të fitoi çmimin kryesor “Vild Med Dans”.
Kujtojmë se përgjatë të gjitha netve të këtij spektakli shqiptari kishte emocionuar dhe është admiruar edhe publiku danez për talentin e jashtëzakonshëm, virtuozitetin e kërcimin elegant, por mbi të gjitha shpirtin e bukur prej artisti të Jimilianit, që nuk harron të përcjellë çdo herë edhe ngjyrat tona kombëtare, te cilat i kanë rrënjët në trashëgiminë artistike e patriotike të familjes se tij. Pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe, shqiptari triumfoi nga vlerësimi që iu bë nga juria, e po ashtu edhe publiku i gjerë. /Albinfo.ch
Për më shumë, mund të lexoni artikullin e plotë:
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore