Shkurt.ch

Jeton Kryeziu, kryetar i ri i Kuvendit Shqiptar në Zvicër

Kryeziu u zgjodh duke pasur përballë kundërkakandidaten, Ramize Rexhaj

 Sot në Bernë ka zhvilluar punimet Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës. Me këtë rast është zgjedhur kryesia e kuvendit ndërsa kryetar është zgjedhur Jeton Kryeziu, avokat i ri nga Lozana. Kryesinë e përbëjnë nga dy përfaqësues të pesë regjioneve të Zvicrës, në të cilat më parë ishin mbajtur kuvendet zgjedhore, gjegjësisht: Cyrih, Lucern, Bernë, Bazel dhe Gjenevë.

Kandidati Jeton Kryeziu u zgjodh duke pasur përballë kundërkakandidaten Ramize Rexhaj, e cila mori 15 vota më pak se fituesi.

Në kuvend kanë munguar përfaqësuesit e Zvicrës lindore (St. Gallen, Thurgau, Schaffhausen etj) dhe të Tesinës, për faktin se mbjatja e kuvendeve të këtyre regjioneve ka mbetur për më vonë. Për këtë arsye edhe përfaqësuesit e regjioneve në fjalë në kryesinë qendrore mbetet të inkuadrohen më vonë.

(Raportin e zgjeruar nga punimet e kuvendit, albinfo.ch e sjell të hënën, më 11 qershor)