Integrimi
Jetmira zbulon identitetin: “Krenarë që jemi zviceranë dhe njëherësh shqiptarë”
“Ne i kemi rrënjët në Shqipëri. Këtë nuk duam dhe as mundemi ta injorojmë. Dhe, mund të jesh gjithsesi zviceran i vërtetë, pa harruar atdheun e dikurshëm”.
Pas jehonës që iu bë fotografisë së përhapur në rrjetin social të facebookut me ushtarët zviceranë me prejardhje shqiptare, portalet e gazetave blick dhe 20 minuten kanë identifikuar vajzën e vetme që shihet në këtë fotografi, Jetmira Avdilin.
Në intervistat që ka dhënë për këto dy mediume, 19 vjeçarja me rrënjë kosovare ka sqaruar se fotografia në të cilën ajo dhe 8 ushtarë tjerë formojnë me duar shenjën e shqiponjesë së flamurit shqiptar thotë se me atë rast nuk kanë dashur të ofendojnë askënd.
“Ne duam që tu tregojmë të gjithë shqiptarëve se sa zviceranë me prejardhje shqiptare shërbejnë në ushtrinë zvicerane. Dhe me këtë deshüem të shprehim se ne, përkundër prejardhjes sonë, jemi krenarë me uniformën që bartim. Ndryshe ne nuk do të absolvonim 300 ditë shërbimi për Zvicrën. me këtë ne nuk kemi dashur të ofendonim askënd, dhe sidomos jo Zvicrën.
Ndërkaq, Jetmira sqaron për portalin se shqiponja e flamurit shqiptar simbolizon atdheun edhe për kosovarët, pavarësisht nga fakti se Kosova sot nuk i takon Shqipërisë. “Me këtë ne shprehim lidhjen me atdheun tonë, dhe nderimin për rrënjët tona”.
E pyetur nëse e ndjen veten më shumë zvicerane apo e huaj ajo thotë se ndjehet e integruar shumë mirë dhe se është krenare si zvicerane. “Por unë tash për shkak të një fotografie po identifikohem si një e huaj. Kjo, me gjithë faktin se ne në fotografi jemi pikërisht të huajt e integruar morë, ndërkohë që të tjerë janë ata që nuk duan aspak të përshtaten. Fakti se ne jemi në ushtrinë zvicerane është shembulli më i mirë për integrimin tonë”.
Jetmira më tutje në intervistë sqaron se në mesin e 9 ushtarëve që kanë bërë shqiponjën me duar, shumica janë nga Kosova dhe nga Maqedonia por njëri është zviceran, me prindër zviceranë.
Si bën që ajo të jetë krenare si shqiptare dhe si zvicerane në të njëjtën kohë, është pyetja e radhës, të cilës ushtarja 19 vjeçare i përgjigjet: “Ne i kemi rrënjët në Shqipëri. Këtë nuk duam dhe as mundemi ta injorojmë. Dhe, mund të jesh gjithsesi zviceran i vërtetë, pa harruar atdheun e dikurshëm”.
Ndërsa pyetjes sugjestionuese të gazetarit se “a do të luftonte më me dëshirë për Zvicrën apo për Kosovën, ushtarja me prejardhje nga Kosova i përgjigjet: “Unë nuk dua fare të luftoj. Por nëse do të duhej të vendosja, atëherë, sigurisht për ushtrinë zvicerane. Zvicra është vendi im, unë jam e lindur dhe e rritur këtu, ajo më ka dhënë kaq shumë. Këtë nuk do të mund ta bënte Kosova kurrë. Kështu thonë praktilisht të gjithë kolegët e mi me prejardhje kosovare”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor