Kosova

Jetimët, ndihmë nga Gjermania

Fondacioni “Shpresa” ka dhuruar pako për foshnjat e braktisura

Në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë janë dhuruar pako për foshnjat e braktisura.

Ato erdhën nga Gjermania, fal fondacionit “Shpresa”, raporton ‘Klan Kosova’.

Nga ky fondacion janë zotuar se mbështetja për të vegjlit kosovarë që kanë nevojë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përcjell albinfo.ch.

Ndihmat nga Gjermania janë mirëpritur, duke shpresuar se do të ndihmohen edhe në të ardhmen, derisa edhe disponimi nga fondacioni “Shpresa”, është që të ndihmojë, varësisht nga nevojat.