Kuriozitete
Jeta si në planetin Mars, do të bëhet e mundur edhe në Tokë
Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke ndërtuar një qytet hapësinor të quajtur ‘UAE Mars Mission’, i cili do të ndërtohet në shkretëtirë.
Ky projekt do të kushtojë 115 milionë euro, ndërsa do të zërë hapësirën e 1.9 milionë metra katrorë të shkretëtirës, duke u bërë kështu qyteti më i madh simulues që është ndërtuar ndonjëherë, shkruan “euronews”, përcjell albinfo.ch.
Projekti, i zbuluar këtë javë, ka për qëllim të simulojë kushtet e jetës njerëzore në Mars për ta bërë një koloni njerëzore në planetin e kuq deri në vitin 2117.
Arkitekti danez, Bjarke Ingels, do të punojë në bashkëpunim me shkencëtarë dhe inxhinierë të Emirateve për të dizajnuar qytetin e madh, i cili do të konsistojë me një seri kupash që përmbajnë laboratorë për ushqim, energji, ujë dhe testime bujqësore.
Një grup njerëzish pritet të jetojnë në qytet për një vit të tërë, për t’u mësuar me kushtet atje dhe të jetës në Mars.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












