Integrimi
Jeta në mes të dy kulturave: Nëse je zviceran, nuk do të thotë të mos ndihesh edhe shqiptar
Tema e përkatësive kulturore është rrahur në tryezën e debatit të titulluar "Jeta në mes të dy kulturave", në organizim të shoqatës “Parandalo” në Cyrih
“Cili je ti?”, është titulli i një filmi dokumentar zvicerano-shqiptar, në regjii dhe skenar të Valton Jakupit, i cili është shfaqur në kuadër të tryezës së debatit me temën “Jeta në mes të dy kulturave”, në organizim të shoqatës “Parandalo” në Cyrih.
Dokumentari zvicerano-shqiptar që trajton integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe i cili sjell një përmbledhje të emigrimit të shqiptarëve që nga gjenerata e parë e viteve të 70-ta e deri më sot, ka ngritur dilemat në mesin e komunitetit shqiptar në tryezë se nëse je shqiptar, nuk do të thotë të mos ndihesh edhe zviceran, apo ka vend për dy identitetet.
Valton Jakupi, regjisor dhe njëherësh president i Teatrit Antika; Blerta Kamberi, studente e Juridikut dhe autore e librit: “Ein gutes Leben: mein Roman über eine albanisch-schweizerische Hochzeit”; Barbara Burri Sharani, njohëse e mirë e kulturës shqiptare, psikologe dhe këshilltare në Solidar Suisse, janë sfiduar në mes të dy kulturave dhe të tretë ishin panelistë në tryezën e shoqatës “Parandalo” në Cyrih.
Pjesëmarrësit në debat shpalosën përvojat nga jeta e tyre e përditshme mes dy kulturave në Zvicër, Kosovë dhe Maqedoni.
Zvicra apo Maqedonia, traditat shqiptare apo zvicerane?
Gjatë shkollimit, në një punim diplome të shkollës së mesme Blerta Kamberi ka bërë përpjekje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje dhe të merret me prejardhjen e saj.
Blertës i kishte ardhur një ide tjetër: t’i bashkojë të dy kulturat të paktën në një libër 112 faqesh, që e kishte titulluar “Ein gutes Leben: mein Roman über eine albanisch-schweizerische Hochzeit”.
Në librin e saj ajo flet për personazhet fiktive, një të ri shqiptar, Jetmirin, me origjinë nga Maqedonia dhe një zvicerane me emrin Jasmin, të cilët ishin dashuruar dhe kishin vendosur të martohen në Maqedoni. Prindërit e Jasminës ishin dakord për martesën e Jasminës, por jo edhe gjyshi e gjyshja që ishin mjaft konservativ.
Blerta ka marrë guximin që në këtë libër të pasqyrojë paragjykimet reciproke ndërmjet zviceranëve dhe shqiptarëve, që sipas saj, në përditshmëri janë dhe pjesë e realitetit.
Autorja Blerta Kamberi, me origjinë nga Tetova e Maqedonisë, në librin e saj kishte trajtuar edhe politikat zvicerane për të huajt, statusin e gruas në islam dhe te shqiptarët dhe arsyet për emigrim të shqiptarëve të Maqedonisë.
Barbara Burri Sharani, apo “Nusja e Kosovës”, siç edhe është quajtur në këtë tryezë, ka folur nga perspektiva e një zviceraneje që është martuar me shqiptar.
Ajo thotë të mos jetë e lidhur me Kosovën vetëm për shkak të profesionit, porse lidhjet janë edhe më të thella.
Barbara Burri thotë të jetë një “gjysmë shaci”, “shaci e një shacit”, dhe se përmallohet për vendin e saj sikur shqiptarët që përmallohen për vendin e tyre.
“Ajo çka ka shkruar Blerta me personazh fiktiv, unë e jetoj gati 28 vjet në realitet. Kam edhe një vajzë që po rritet me dy kulturat. Edhe filmi i Valtonit për integrimin përputhet me jetën time, se edhe unë është dashur të integrohem në jetën në Kosovë, por më lehtë se ju këtu, ngase shqiptarët janë shumë më mikpritës se zviceranët. Jam integruar mirë, tashmë e kam mësuar mirë gjuhën, sado që jo perfekt“, thotë në këtë debat zvicerano-shqiptarja Barbara Buri.
Barbara Burri është shprehur të jetë krenare që është zvicerane, po në të njëjtën kohë edhe më krenare që është nuse e Kosovës.
„Duhet vullnet i madh për të pranuar njëri-tjetrin, duke mos e shikuar njëri-tjetrin si zviceran apo shqiptar, por vetëm si njeri, atëherë dy kulturat bashkohen më mirë“, tha Buri.
Ku jemi “në shtëpinë tonë”: në Zvicër apo në Kosovë?
Kjo është pyetje që preokupon shumë njerëz me prejardhje të huaj në Zvicër dhe sidomos ata të brezit të dytë.
Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore ka shtruar këtë pyetje për “secondot” shqiptare sipas perspektivës së tyre se a kanë problem me identitetin e tyre para zviceranëve apo kur shkojnë në Kosovë.
Regjisori Valton Jakupi ka thënë të jetë krenar që është shqiptar kudo që shkon. porse ndjehet më mirë në Zvicër sesa në vendin e origjinës.
„Më ka ndodhur të fsheh identitetin në takimet me përfaqësues serbë apo të Rusisë, por ajo më ka detyruar që qëllimisht të deklarohem si shqiptar.Me zviceranë asnjëherë nuk kam pasur probleme të tilla dhe nuk kam hasur në asnjë zviceran që i pengon pse jam shqiptar. Ne kemi fatin që jetojmë në një shtet siç është Zvicra”, thotë Valtoni.
Ai ka pranuar që ndjehet jo mirë kur shkon në vendin e origjinës.
“Unë jetoj mes dy vendeve, mes dy emocioneve shpirtërore. Disa na konsiderojnë të huaj atje, e disa edhe këtu. Njerëz me dy vendlindje apo pa asnjë“, tha Valton Jakupi, autor i filmit dokumentar zvicerano-shqiptar “Cili je ti?”.
Në debatin në Cyrih të shoqatës „Parandalo“, me pyetje drejtuar panelistëve janë angazhuar një numër i madh i të pranishmëve, të cilët kanë trajtuar nga aspekte të ndryshme temën e integrimit të të huajve, ruajtjes së kulturës së vendit të prejardhjes, paragjykimet e vendësve, por ka zgjuar debat edhe aspekti i fesë, etj.
Konsulli i konsullatës së Kosovës në Cyrih, Salih Sefa, ka theksuar në këtë tryezë se kur flitet për shqiptarët në Zvicër nuk do të thotë që duhet të flitet edhe përkatësinë e tyre fetare. “Shqiptarët kanë nevojë për integrim brenda shqiptarëve, të arriturat e tyre nuk janë vetëm në futboll por në të gjitha segmentet tjera të jetës në Zvicër”, ka thënë konsulli Sefa.
Tryeza e së dielës është mbështetur nga Enti për Integrim i qytetit të Zürich-ut, në kuadër të programit kantonal për integrim, po ashtu është mbështetur nga Instituti Kantonal për Çështjet e Integrimit dhe Zyra Federale për Migracion.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje