Kuriozitete
Jeta me 400 zvarranikë përreth
Për shumë njerëz të ndash dhomën e ndenjës me vetëm një aligator 2 metra të gjatë është ankth i natës, por Filip Gille i ka dy. Reptilët, të cilët i quan Ali dhe Gator, bredhin nëpër shtëpinë e francezit 67-vjecar bashkë me qindra krijesa të tjera, përfshirë disa prej më të rrezikshmëve në botë, si tarentulat apo gjarpërinjtë me zile.
Përgjatë dy dekadave herpetologu, ndryshe fjalë teknike për entuziastët e reptilëve, ka krijuar koleksion prej 400 specieve në shtëpinë e tij në brigjet e lumit Loire. Një kobra jeton në tavolinën e kafesë, një breshkë 50-kilogramëshe shëtitet nëpër kopsht dhe natën Aliu, aligatori dominant i çiftit, fle me Gilen, derisa Gatori ruan derën natën. Gile tha se aligatorët u shpëtuan nga një fermë e lëkurës, por shumica e kafshëve të tjera ishin të dhuruara ose të braktisura.
Pasi që e kaloi fëmijërinë në Republikën Qendrore Afrikane, Gile u bë gjuetar dhe shumë kafka të kafshëve qëndronin në muret e shtëpisë së tij. Por përjetoi çast dobësie dhe vendosi të bëhej mbrojtës i natyrës dhe të edukojë publikun që kafshët nuk janë të frikshme nëse i kuptojmë mirë. Përndryshe, 20 vullnetarë punojnë në asociacionin e tij Inf-Faune, e që organizon udhëtime nëpër Francë për të ngritur vetëdijen për mbrojtjen e natyrës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik