Lifestyle

Jessica Simpsoni do të shkruajë kujtimet

Jessica Simpson do të kthehet prapa dhe të shikojë të mirat dhe të këqijat në jetën e saj, në librin e ri me kujtime.
Krijuesja e hiteve si “I Wanna Love You Forever” ka nënshkruar një marrëveshje me drejtuesit e Harper Collins për të shkruar një libër, në të cilin ajo do t’u japë fansave një vështrim të sinqertë në rritjen e famës së saj, ndërtimin e perandorisë së saj miliardëshe dhe jetës së saj familjare, transmeton albinfo.ch.

“Disa herë në jetën time më janë afruar për të shkruar një libër”, ka thënë këngëtarja. Raportohet se libri do të publikohet më 4 shkurt të 2020-s dhe po ashtu do të eksplorojë martesën e saj me ish-lojtarin e NFL, Eric Johnson dhe kënaqësitë dhe vështirësitë në rritjen e fëmijëve të tyre.