Kinema
Jepet premiera e sezonit të fundit të serisë “House of Cards”
Seriali televiziv “House of Cards” ka shënuar premierën e sezonit final. Kjo premierë erdhi pothuajse një vit pasi që aktori në rolin kryesor, Kevin Spacey, u akuzua për ngacmim seksual. Në premierën e serialit, aktorja Robin Wright tregoi për atmosferën kur ishte në prag të anulimit, pikërisht pas këtij skandali.
“Ne të gjithë e dinim se kishim shumë punë për të bërë, për ta rikthyer sezonin e fundit të serialit. Autorët e tij veçse kishin shkrimet, duhej vetëm t’i ndryshonim paksa dhe neve nuk na mbeti gjë tjetër vetëm të mos dorëzohemi, të harrojmë se çka ka ndodhur dhe ta përfundojmë atë”, deklaroi Wright.
Ajo, gjithashtu ,shtoi se kanë kaluar gjashtë vjet dhe të gjithë janë bërë si një familje dhe kanë qenë të përkushtuar për ta bërë këtë serial më të mirë sesa duhej. Aktori Frank Cecil ishte njëri prej të pranishmëve në premierë, por nuk u ndal te skandali.
“Përfundimi i serialit ishte i domosdoshëm, ndërsa sa i përket “atij”, Kevinit, nuk e di, shpresoj që të marrë ndihmë”, tha aktori.
Ndërsa, aktorja Constance Zimmer, e përshkruajti si të frikshme dhe të mërzitshme kohën kur seriali ishte në prag të anulimit. Sezoni i fundit i këtij seriali do t’i ketë vetëm 8 episode dhe nis së shfaquri nga dy nëntori.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra