Lifestyle

Jepet premiera e filmit “Peter Rabbit” në Londër

Në kryeqytetin britanik është dhënë premiera e filmit “Peter Rabbit”, e ku aktorët protagonistë të tij, James Corden dhe Daisy Ridley, parakaluan mbi qilimin e gjelbër, të shtruar me rastin e premierës evropiane. Corden, i cili e ka huazuar zërin për lepurin protagonist të filmit, tha se ky projekt përmban mesazh të rëndësishëm të pranimit, përcjell albinfo.ch.

 “Në fakt, ajo që ti e kupton përmes këtij projekti është se nëse të gjithë ne do të ishim pak më pranues ndaj njerëzve që janë ndryshe nga ne, duken ndryshe, tingëllojnë ndryshe apo edhe sillen ndryshe, atëherë do ta shihnim se gati të gjithë jemi të njëjtë dhe nuk dallojmë shumë prej njëri-tjetrit, edhe nëse bëhet fjalë për dallimet mes njerëzve dhe kafshëve. Mendoj se ky është mesazhi kryesor që ky film e bart”, tha komediani Corden. Në filmin, regjinë e të cilit e ka bërë Will Gluck, po ashtu luan aktori Domnhall Gleeson në rolin e Mr McGregor.

“Peter Rabbit” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 16 marsi.