Lajme
Jep dorëheqjen Shefi i task forcës zvicerane të koronës, Martin Ackermann
Ackermann, shprehet në parim pozitivisht në lidhje me "rrugën e mesme" që ka zgjedhur Zvicra për luftimin e pandemisë së koronës
Në intervistat e zhvilluara me gazeta të ndryshme, presidenti në largim i Task Forcës Federale Shkencore për Covid-19, Martin Ackermann, shprehet në parim pozitivisht në lidhje me “rrugën e mesme” që ka zgjedhur Zvicra për luftimin e pandemisë së koronës.
“Është treguar se shteti nuk ka arsye t`i përshkruajë, diktojë, të gjitha. Shumë njerëz janë të kujdesshëm vetë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Por Ackermann gjithashtu drejton edhe kritika, transmeton albinfo.ch. Në disa momente – për shembull në vjeshtën e vitit 2020 – nuk kishte përgjigje të mjaftueshme të shpejtë ndaj rritjes së numrit të rasteve.
Nga ana tjetër, rrjedha e pandemisë ishte gjithashtu e vështirë të parashikohej, siç tregoi gjykimi i gabuar i grupit të punës në prill të këtij viti. Atëbotë Këshilli Federal pati filluar lehtësimin e mëtejshëm pavarësisht numrit në rritje të rasteve.
Ackermann ka thënë për nau.ch: “Ne supozuam se numri i rasteve do të vazhdonte të rritet. Por ne ishim plotësisht të gabuar “.
Ackermann thotë se vala e katërt varet nga numri i njerëzve që do të vaksinohen dhe gjithashtu nga sjellja e popullatës. Njerëzit e pavaksinuar do të bien në kontakt me virusin herët a vonë, ka thënë Ackermann për të përditshmen “Blick”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën