Lajme
Jep dorëheqjen ministri austriak i shëndetësisë
Një javë më parë ai kishte pësuar një kolaps të dytë të qarkullimit të gjakut, njofton ministri 60 vjeçar
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë Rudolf Anschober (Të Gjelbrit) ka njoftuar dorëheqjen e tij për arsye shëndetësore. Një javë më parë ai kishte pësuar një kolaps të dytë të qarkullimit të gjakut, njofton ministri 60 vjeçar, shkruajnë mediat austriake.
“Kam konstatuar se tani duhet të tërheq frenin e urgjencës. Vendi ka nevojë për një ministër shëndetësor të përshtatshëm në këtë fazë”, është shprehur Anschober, transmeton albinfo.at.
Që nga fillimi i qeverisë së përbërë nga konservatorët (ÖVP) dhe të Gjelbrit, në janar të vitit 2020, Anschober ka drejtuar departamentin e shëndetësisë, i cili u bë departamenti kryesor për shkak të pandemisë.
Ai ka mbajtur këtë post praktikisht për 14 muaj.
Në verën e vitit 2020, falë qasjes së tij objektive rreth krizës së pandemisë, ai qe bërë aq i popullarizuar sa që herë pas here ka arritur të “rrëzojë” Kancelarin Sebastian Kurz (ÖVP) nga vendi i parë në barometrin politik të popullaritetit të politikanëve federalë.
Megjithatë, ai konsiderohej gjithashtu përgjegjës për gabime të shumta teknike në “vërshimin” e urdhëresave që ministria e drejtuar nga ai lëshoi gjatë pandemisë, përcjell albinfo.at.
Kohët e fundit, ai gjithashtu është kritikuar për problemet e fillimit të vaksinimit dhe dështimet në sferën e komunikimit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik