Lajme
Jep dorëheqjen kryeministri francez, Edouard Philipp
Informacionet e fundit tregojnë se kryeministri francez, Edouard Philippe, i paraqiti sot dorëheqjen e qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron, të cilën ai e pranoi, njoftoi Pallati Elyse, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e dorëhequr do të trajtojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re, një ndryshim i kërkuar nga Emmanuel Macron, i cili njoftoi për një “ekip të ri” për të ndjekur një “rrugë të re” politike për pjesën e fundit të mandatit të tij, deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.
Presidenti francez, Emanuel Makron, ka njoftuar se faza e ardhshme e mandatit të tij presidencial do të shoqërohet nga një ekip i ri qeveritar, por nuk u prononcua për të ardhmen e kryeministrit.
Makron paralajmëroi se në dy vjetët e fundit të mandatit të tij ai dëshiron ta reformojë sistemin pensional.
“Faza e re kërkon qëllime të reja të pavarësisë, rikonstruksion, pajtim dhe metoda të reja. Pas kësaj do të qëndrojë një ekip i ri”, tha Makron.
Riorganizimi i qeverisë është përfolur pas zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën, në të cilat të Gjelbërit morën nën kontroll qytetet e mëdha franceze dhe Partia e Makronit, Republika në lëvizje, shënoi humbje.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026