Lajme

Jep dorëheqje zyrtari i OKB-së, thotë se në Gaza po bëhet gjenocid

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka lënë punën për shkak “të gjenocidit që po bëhet në Gaza, të cilin OKB nuk ka arritur ta ndalojë”.

Craig Mokhiber, drejtor i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Nju-Jork, tha në një letër se Gaza është një rast tekstual i gjenocidit.

Mokhiber bëri të ditur se ai ka jetuar në Gaza duke punuar për të drejtat e njeriut për OKB-në në vitet ’90. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet evropiane për “mbulim politik dhe diplomatik për mizoritë e Izraelit”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.

Në letrën, e cila filloi me një deklaratë ku pranohej se ky do të ishte komunikimi i tij i fundit zyrtar në pozicionin që mbante, Mokhiber shkroi se pasi ishte dëshmitar i asaj që ndodhi në Ruanda, Bosnjë, dhe civilëve Rohingya në Mianmar, OKB-ja ka dështuar vazhdimisht në ndalimin e gjenocideve.

“Komisioner i lartë, ne po dështojmë përsëri”, shtoi ai. Letra iu dërgua shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk në Gjenevë.