Lajme
Jep dorëheqje ministri austriak i Shëndetësisë
Që nga fillimi i pandemisë, pas Rudolf Anschober, ky është ministri i dytë (nga partia e Gjelbër) i Shëndetësisë që heq dorë nga detyra e ministrit, njofton albinfo.at
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Wolfgang Mückstein ka dhënë dorëheqjen. Si arsye e këtij vendimi, ai ka përmendur barrën personale. Për shkak të presionit të vazhdueshëm për hapjen e masave nga disa kryebashkiak të Landeve, e në anën tjetër kërcënimet ndaj tij dhe familjes nga kundërshtarët radikalë të vaksinimit kanë quar në dorëheqjen e tij. Ai jep dorëheqje dy ditë para hapjes së madhe të masave që pritet të lirohen ditën e shtunë, me 5 mars. shkruan albinfo.at
Dorëheqja e ministrit Mückstein vjen pas më pak se një viti, ndërsa do të punoj sërish si mjek i përgjithshëm në ordinancën e tij.
Për shkak se kancelari austriak Karl Nehammer do të jetë për një vizitë jashtë shtetit nga e shtuna deri të martën, mësohet se Mückstein do të qëndroj në detyrë deri ditën e martë, dhe vetëm atëherë do të betohet pasardhësi i tij, e që sipas mediave austriake, ministër i ri i Shëndetësisë pritet të jetë, Johannes Rauch.
Që nga fillimi i pandemisë, pas Rudolf Anschober, ky është ministri i dytë (nga partia e Gjelbër) i shëndetësisë që heq dorë nga detyra e ministrit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!