Maqedonia
Jep dorëheqje kryetari i Koçanit

Kryetari i Koçanit, Ljupço Papazov, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pas ngjarjes tragjike që ka goditur vendin.
“Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja edhe familjet e tyre, dhe me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe thyerja që ndiej do të më shoqërojnë gjithë jetën. Kjo tragjedi i ka mbuluar Koçanin dhe Maqedoninë me zi, dhe boshllëku që ka mbetur është i pashërueshëm,” ka shkruar ai.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai u ka kërkuar institucioneve përkatëse të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është në dispozicion të plotë për të bashkëpunuar me to.
“Mosveprimi është gjithashtu përgjegjësi. Duhet të hetohen të gjitha detajet, të gjenden të gjitha mangësitë, dhe ata që kanë kontribuar në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë jam plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse ligjërisht nuk kisha kompetenca të drejtpërdrejta në këtë rast, jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale,” ka shkruar ndër të tjera ai.
Ai ka deklaruar se nëse ekziston ndonjë bazë për përgjegjësi nga ana e tij, i bën thirrje Prokurorisë ta hetojë këtë dhe të veprojë sipas ligjeve.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë më nuk ka të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, pyeti pse nuk dola në publik gjatë gjithë ditës së djeshme. Por ata që më njohin e dinë sa i thyer jam dhe si po e përjetoj atë që ndodhi. Është e vështirë, dhe do ta përjetoj me vështirësi. Kam punuar ndershëm dhe me përkushtim gjithë jetën time! Kurrë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga ky funksion, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!” ka shkruar Papazov.
E-Diaspora
-
Shqiptarja 55 vjeçare gjendet e vdekur në banjë – arrestohet bashkëshorti Një grua u gjet e vdekur në banesën e saj në Obermumpf. Zyra e prokurorit publik...
-
15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
Jeta në Zvicër
-
Sa vende pune në Gjenevë mund të humbasin për shkak të shkurtimeve të ndihmës nga SHBA? Që nga marrja e detyrës në janar, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar shkurtime buxhetore për...
-
Mbështetësit e Isis-it në Winterthur përballen me Gjykatën Penale Federale
-
PostFinance, “Klientët tanë po shpenzojnë më shumë se në janar”
-
Nisë një plan i ri për taksimin e të huajve në Zvicër për 11 vitet e para
-
Aeroporti i Cyrihut u thotë “jo” njoftimeve franceze