Shkurt.ch
Jep dorëheqje kreu i Ushtrisë së Zvicrës
Ai dorëhiqet për shkak të problemeve shëndetësore. Gjendja e tij e përgjithshme fizike nuk është më në përputhje me punën që bën

Kreu i Ushtrisë së Zvicrës, Philippe Rebord, ka njoftuar në mënyrë të befasishme vendimin e tij për dorëheqje nga shkaqe shëndetësore. Oficeri i lartë 62 vjeçar e ka arritur tashmë moshën për pensionim të rregullt. Por Këshilli Federal ia kishte vazhduar atij kontratën deri në fund të vitit 2020, duke synuar kështu ruajtjen e kontinuitetit në kreun e ushtrisë, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane.
Veç kësaj, nga ai pritej vazhdimi i reformës së ushtrisë dhe përtëritja e plotë e forcave ajrore dhe të mbrojtjes kundërajrore, dy projekte shumë të mëdha këto. Kështu tash, me njoftimin për dorëheqje të shefit të ushtrisë, krijohet një vakuum në udhëheqjen e saj.
Siç ka bërë të ditur fillimisht gazeta Tages Anzeiger, Rebord ka njoftuar për dorëheqjen e parakohshme të cilën ai e ka caktuar për në fund të këtij viti. Ai dorëhiqet për shkak të problemeve shëndetësore. Një nyje e dëmtuar rëndë e komblikut të tij e kufizon në atë masë sa që gjendja e tij e përgjithshme fizike nuk është më në përputhje me punën që bën.
Rebord është në krye të Ushtrisë së Zvicrës nga viti 2017.
Ndërkaq, siç merr vesh Tages Anzeiger, përveç Rebord-it, punën në ushtri do ta braktisë edhe shefi për trajnim, Daniel Baumgartner. Nga tre komandantët e korpuseve, në kreun e armatës mbetet kështu vetëm zëvendësu i Rebord-it, Aldo C. Schellenberg 60 vjeçar.
Pas dorëheqjes së dyfishtë, fjalën e ka ministrja e mbrojtjes në Qeverinë Federale, Viola Amherd, përcjell albinfo.ch. Përveç me projektet e përmendura, asaj tash do t`i duhet të merret edhe me vendime të rëndësishme për ndryshimet në personel.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë Debati publik mbahet për t’iu mundësuar kandiatëve me rrënjë shqiptare shpalosjen më për së afërmi të...
-
KMSHZ, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
-
Për nder të 8 marsit, Ambasada e Kosovës në Paris organizon event për gratë shqiptare
-
Bruksel: Tubim në nderim të grave shqiptare dhe kundër dhunës ndaj tyre
Jeta në Zvicër
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas: Mijëra njerëz protestuan në Cyrih dhe Bernë Sot pasdite, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Cyrihut për një demonstratë të paautorizuar për...
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
U kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga, shpëtohen dy qenushë nga policia zvicerane
-
Politika e jashtme zvicerane “e pandryshuar nga vendimet e SHBA”
-
Këshilli Federal dëshiron një shkollë më fleksibël të rekrutimit