Kosova

Jep dorëheqje Isa Mustafa

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur burime të KOHËS.

Dorëheqja vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lidhja Demokratike Kosovës nuk po prin në asnjë komunë, madje nuk kryeson as në komunat, të cilat i kishte bastione, shkruajnë mediat kosovare.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar ndryshime në këtë parti pas rezultatit të zgjedhjeve, ndërkaq kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se do të marrë përgjegjësi për këtë rezultat.