Integrimi
Jehona e shkrimit të botuar në albinfo.ch
Gazeta „Südostschweiz" zbulon efektin e një shkrimi të albinfo.ch në përcaktimin politik të një zvicerani me prejardhje kosovare

„Fërkimi në mes të SP-së dhe SVP-së në Rapperswil-Jona, përmes portalit albinfo.ch, ka ngritur valë edhe në nivele nacionale. Si reaksion, një qytetar i Valisit ka kaluar spontanisht në SP“.
Kështu shkruan gazeta „Südostschweiz“, duke ndjekur jehonën e një shkrimi të saj të javës së kaluar. Ajo ka zbuluar efektin interesant që ky shkrim ka bërë në mënyrë të tërthortë te një shqiptar i Zvicrës. Inxhinieri i teknologjisë shqiptar me shtetësi zvicerane, Hasret Bajrami nga kantoni Valis, pasi ka lexuar në albinfo.ch një shkrim të përkthyer në shqipe nga “Südostschweiz”, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës, në kantonin e tij.
Walisi është shumë larg nga Rapersswil-Jona, (kantoni St. Gallen), qyteti në të cilin ka ndodhur ngjarja që përshkruhet nga artikulli. Po ashtu, gazetat e atjeshme sigurisht nuk lexohen në Walis. Por, shkrimi që ka bërë ndryshim në qëndrimin e shqiptarit Bajrami, ai për kryetarin e socialdemokratëve të Rapperswilit, Hanspeter Raetzo, ka ardhur në Walis përmes albinfo.ch. Raetzo, të përkujtojmë, ka ngulur këmbë që të mos marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të partive të qytetit të tij pa u distancuar më parë dega e SVP-së së Rapperswilit nga afishet antikosovare të qendrës së SVP-UDC-së.
I kontaktuar nga “Südostschweiz”, Hasret Bajrami pranon: “Jam krenar që jam zviceran kur shoh se paska edhe zviceranë të tillë që ngrihen kundër fushatës së SVP-UDC-së”. Bajrami, siç thotë gazeta, është emocionuar aq shumë kur ka lexuar për bojkotin që Hanspeter Raetzo i ka bërë SVP-UDC-së sa që ka vendosur të anëtarësohej në partinë e Raetzos.
Bajrami thotë se SVP-UDC injoron faktin se shumica e madhe e kosovarëve në Zvicër punojnë dhe janë të integruar mirë. “Ajo i hedh të gjithë në një thes dhe kjo është e padrejtë ndaj kosovarëve që nuk kanë bërë asnjë faj”.
Por, siç vazhdon “Südostschweiz” nuk ka qenë vetëm Hasret Bajrami ai që është prekur nga kjo informatë. Vetë Raetzo thotë se atë “e ka befasuar vërshimi i reaksioneve dhe ndaljeve në rrugë për ta përgëzuar për aktin që ka bërë. Kurrë nuk kam marrë kaq shumë emaila brenda një kohe kaq të shkurtër sa kam marrë këto ditë”.
Nga ana tjetër, nënkryetarja e SVP-së lokale të Rapperswil-Jona, Barbara Keller-Inhelder thotë se nuk është befasuar nga e gjithë kjo. Ajo shton se “askush nga socialdemokratët nuk është kujtuar të shprehte dhimbjen për vrasjen e punëtores sociale në Pfäfikon. Më me dëshirë ata kritikojnë SVP-në, e cila është e vetmja që i thotë gjërat me emrin që kanë”.
E-Diaspora
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses Autoritetet britanike po përpiqen të deportojnë për herë të tretë një shtetas shqiptar...
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë