Lajme

Jeff Bezos me rekord të ri të pasurisë

Jeff Bezos ishte veçse njeriu më i pasur në botë, por pasuria e tij ka arritur majat duke arritur një rekord të ri.

Të mërkurën, pasuria e drejtorit ekzekutiv të Amazon-it ka arritur në 202 miliardë dollarë, sipas indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, kjo është arritur për shkak të rritjes së aksioneve në Amazon. Aksionet e kompanisë kanë shënuar rritje për 25 % vetëm në tre muajt e fundit.

Bezos, i cili themeloi Amazon në vitin 1994, vazhdon të thyejë rekorde me pasurinë e tij.

Në vitin 2017, ai u bë personi më i pasur në planet dhe muajin e kaluar pasuria e tij “kërceu” në 172 miliardë dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në botë.

Megjithëse Amazon është pasuria më e madhe e Bezos, nuk është e vetmja markë e madhe që ai mbikëqyr.

Jashtë kompanisë, Bezos zotëron gjithashtu Blue Origin, kompania e udhëtimit hapësinor që ai themeloi në vitin 2000, dhe gazeta Washington Post, të cilën ai e bleu në vitin 2013.