Muzikë
“Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri, s’i ndal as pandemia
Këtë vit “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri do të fillojnë nga muaji tetor dhe do të përfundojnë në muajin shkurt të vitit 2021.
“Javët e Kulturës Shqiptare” janë ngjarjet më të rëndësishme kulturore, artistike dhe sportive të komunitetit shqiptarë në Austri. Ato tashmë kanë krijuar emër, traditë, janë bërë institucion në vete, jo vetëm për aktivitetet e llojllojshme por, edhe si vendtakim, bashkim dhe përafrim me njëri-tjetrin.
Edhe pse në kohë pandemie, “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 20-21” edhe këtë vit do të organizohen. Për të shtatin vit më radhë këto aktivitete mbajnë vulën e organizimit të Këshillit Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Me moton “Bukë, kripë e zemër”, “Javët e Kulturës”, vijnë para publikut shqiptarë dhe austriakë për të treguar traditën, bujarinë, mikpritjen dhe zemërgjerësinë e popullit tonë.
“Planin për organizimin e “Javëve të Kulturës” e kishim mbaruar para pandemisë. Gjithçka tjetër ishte shumë sfiduese, duke filluar që nga pasiguria se a do të lejohen të mbahen aktivitetet. Situata më e komplikuar ishte nga fakti se sallat do duhej rezervuar. Megjithatë, momenti i relaksimit erdhi kur ne si “Këshillë Koordinues i Shoqatave”, vendosëm që mos të konkretizojmë asgjë deri një muaj para eventeve”, tha Kaltrina Durmishi, kryetare e KKSHSHA-së.
Të merret iniciativë për të organizuar të gjitha këto aktivitete në këtë kohë të pakohë, natyrisht që nuk ishte edhe aq e lehtë.
“Të marrësh vendime, duhet të kesh guxim. Kur ke guximin, tejkalohet gjithçka. Ne e kishim guximin dhe vendimi për të organizuar nuk ka qenë i vështirë. Pjesa më e vështirë ndoshta kanë qenë konsultimet më të gjithë anëtarët dhe shoqatat bashkëpunuese, ngase kishte mendime të ndryshme. “Javët e Kulturës” janë bërë institucion në vete dhe do të ishte e dhimbshme nëse kishim qenë të detyruar për t’i anuluar këto aktivitete”, thekson Kaltrina për Albinfo Austria.
Në fokus të aktiviteteve do të jenë tri data kryesore
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit “Javët e Kulturës” do të fillojnë nga muaji tetor dhe do të përfundojnë në muajin shkurt. “Këtë vit kemi menduar që përveç aktiviteteve tjera, në fokus t’i kemi tri data kryesore. Për nder të shtetit mik, Austrisë, do të fillojmë me 26 tetor, në Ditën e Pavarësisë së Austrisë, për të vazhduar me 28 Nëntor dhe për t’i përfunduar aktivitetet me 17 Shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës”, shpjegon Kaltrina.
Një nga aktivitetet kryesore që edhe do të bëj hapjen e “Javëve të Kulturës” do të jetë koncerti “Classic meets Ethno” me 26 tetor i cili do të gërshetoj muzikën klasike dhe atë etno. “Fati jonë i mirë është se në Austri kemi një numër të madh artistësh të cilët kanë krijuar emër në botën e artit. Ky koncert do t’i bëj bashkë të gjithë ata për të na sjell një mbrëmje të paharrueshme për audiencën shqiptare dhe miqtë austriak e ndërkombëtarë. Në këtë koncert do të përformojnë: Flaka Goranci, mezzosoprano, Eno Peçi koreograf dhe balerinë, Rina Kaçinari, Zaimir Kabo në piano dhe me violinë, Aurel Qirjo i cili do të vij enkas nga Londra”, shprehet Kaltrina duke shtuar se ky koncert ka zgjuar interesim shumë të madh për pjesëmarrje të komuniteti tonë në Austri.
Për gjatë katër muajsh, do të këtë aktivitete të llojllojshme: si koncert klasik i gërshetuar me etno, turnir shahu, turnir futbolli, promovim libri, orë letrare, koncerte muzikore me këngë dhe valle shqiptare, mbrëmje rinore, shfaqje filmi, një panair shqiptarë ku do të përfshihen: punime dore, veshje kombëtare, promovim i produkteve shqiptare që janë në Austri, ecje në natyrë, e shumë të tjera.
Për shkak të ndryshimeve të masave nga dita në ditë që po merren nga qeveritë shtetërore, ekziston një drojë se ndonjë nga aktivitetet edhe mund të anulohet. “Frikën më të madhe e kemi për aktivitetet që do zhvillohen në muajin nëntor. Ka shumë spekulime që mund të këtë një mbyllje të lehtë, ndonëse ende as qeveria austriake nuk ka dhënë detaje. Deri më tani në nëntor është në pyetje vetëm eventi nga Shoqëria Kulturore Artistike “17 Shkurti” e cila zakonisht ka mbledhur deri në 1500 veta. Zotëri Tahir Turkaj ka më shumë se 25 vjet që asnjëherë nuk e ka humbur organizimin e manifestimit të festës së “28 Nëntorit”. Megjithatë, duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, të ruajmë shëndetin tonë duke mbajtur distancën dhe maskat dhe të respektojmë rregullat e institucioneve shtetërore austriake. Nuk dëshirojmë asnjë i infektuar të dal në aktivitetet tona”, tha kryetarja Durmishi.
“Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” këtë vit janë përkrahur kryesisht nga institucionet austriake. Poashtu gatishmëri për të mbështetur këto aktivitete kanë premtuar edhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptarë në Austri dhe disa kompani të tjera shqiptare.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Tetor 2020
- Ora18:00
- Data e përfundimit17 Shkurt 2021 - 18:00
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve