Lajme
“Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” fillojnë me turneun e shahut
Pjesë e këtij turneu ishte edhe mjeshtri i madh i shahut, Rainer Buhman.
Dita e diel ishte edhe dita e hapjes së „Javës së Kulturës Shqiptare në Austri“. Hapja e „Javëve të Kulturës“ filloi me turneun e shahut, të organizuar nga klubi shqiptar i shahut „Arbëria“. Pjesë e këtij turneu ishte edhe mjeshtri i madh i shahut, Rainer Buhman, raporton Albinfo Austria.
E pranishme në hapjen e “Javës së Kulturës” ishte edhe kryetarja e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Kaltrina Durmishi.
Ajo foli për mbarëvajtjen e “Javës së Kulturës” si dhe theksoi se ndonëse është kohë pandemie, KKSHSHA-ja kishte guxim të organizojë aktivitete të shumta për komunitetin shqiptar. Megjithatë, çdo vendim të qeverisë austriake, theksoi ajo, duhet respektuar.
Edhe faqja e „Javës së Kulturës „Albanische Kulturwochen“, ka njoftuar për hapjen e aktiviteteve. „Ne po e hapin „Javën e Kulturës“ me klubin e shahut „Arbëria“ dhe mjeshtërinë madh të shahut Rainer Buham“.
Këtë vit „Javët e Kulturës Shqiptare në Austri“ kanë filluar nga muaji tetor dhe do të përfundojnë në muajin shkurt të vitit 2021.
Për gjatë katër muajsh, do të këtë aktivitete të llojllojshme që do të prekin shijen e secilit prej komunitetit tonë në Austri.
Një nga aktivitetet kryesore do të jetë koncerti “Classic meets Ethno” më 26 tetor, i cili do të gërshetojë muzikën klasike dhe atë etno, shkruan Albinfo Austria.
Në këtë koncert do të performojnë: Flaka Goranci, mezzosoprano, Eno Peçi koreograf dhe balerinë, Rina Kaçinari, Zaimir Kabo në piano dhe me violinë, Aurel Qirjo, i cili do të vijë enkas nga Londra. Ky koncert ka zgjuar interesim shumë të madh të komunitetit shqiptarë saqë thuajse nuk ka vende të lira më.
Duhet pas parasysh se secili aktivitet varet edhe nga vendimet e qeverisë austriake.
Turneu u mbajt në ambientet e lokalit “Kastaniengarten” të pronarit shqiptar, Shpetim Bujupit.
Partner medial i “Javës së Kulturës Shqiptare në Austri” është albinfo.ch dhe albinfo.at në Austri.
Foto: Besim Xhelili
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë