Kosova
Javën tjetër hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë në Kosovë
Për mosdhënien e pagave shtesë nga 300 euro për punonjësit shëndetësor, teknik dhe vozitës, nga java e ardhshme nisin grevat për bojkotimin e punës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi thotë për KosovaPress, se punëtorët teknik, vozitësit, si dhe sigurimi nëpër spitalet e Kosovës po ballafaqohen direkt me pacientët që janë apo potencialisht mund të jenë të prekur me COVID-19, andaj siç thekson ai, ata duhet trajtuar njëjtë me mjekët dhe infermierët kur bëhet fjalë për pagesën shtesë prej 300 eurove.
Azemi thotë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe shpreson se do të jenë të realizueshme.
“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të hyrë në grevë. Tani kemi një presion nga punëtorët teknik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe në qendrat klinike universitare. Definitivisht që të gjithë janë pro grevës, edhe pse në SSHKUK ka ende një hezitim për t’iu bashkëngjitur grevës, shpresojmë se do të koordinohemi edhe me ata dhe javën tjetër do të fillojmë me një grevë tërë ditore. Ka pasur afat të mjaftueshme Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë me dije se do të ndalim shërbimet tona dhe këto shërbime nga java tjetër do të ndërpriten”, tha Azemi.
Kreu i kësaj sindikate ka treguar se vetëm rastet emergjente do të trajtohen, ndërsa të gjithë shërbimet tjera do të ndërpriten.
“Që nga mëngjesi deri pasdite nuk do të punohet farë. Do të punohet vetëm me rastet emergjente, ndërsa të gjitha shërbimet tjera do të ndërpriten dhe përgjegjësinë do ta mbajnë ata që kanë për obligim. Të jemi të barabartë me të gjithë punëtorët, mjekë, specializant në kushte të barabarta”, thotë ai.
Kujtojmë se protesta me këto kërkesa janë mbajtur në QKMF në Podujevë, SSHKUK, Ferizaj dhe në komuna të tjera.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Azemi shpreh edhe një shqetësim tjetër për fatin e punëtorëve në sektorin privat.
Azemi ka thënë se deri në fund të vitit pritet të mbyllen deri 100 mijë vende të punës në sektorin privat për shkak të pandemisë.
“Në bazë të statistikave të cilat po shënojnë, deri në Vitin e Ri do të mbërri mbi 100 mijë punëtorë të larguar nga puna. Prej tyre punëtorë me kontrata dhe pa të. Një institucion për shifra të sakta jemi ne, sepse në momentin e parë punëtorët e larguar nga puna adresën e parë e kanë sindikatën. Diku 30 përqind e gjithë punëtorëve në sektorin privat do ta humbin vendin e punës. Fatkeqësisht pandemia ka prekë edhe vendet më të zhvilluara… Ka pasur mjete buxhetore, por nuk ka pasur vullnet nga parlamentarët dhe qeveritarët që të jenë më afër në momentet e caktuara tek bizneset”, thekson Azemi.
Edhe komuniteti i biznesit ka paraparë të mbyllen mbi 70 mijë vende të punës për shkak të mos mbështetjes së sektorit privat nga shteti./KP
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?