Lajme

Javën tjetër emërohet ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Në fillim të javës që po vjen pritet të emërohet ministri apo ministrja e Shëndetësisë.

Lajmin e bëri të ditur të shtunën në një konferencë për media, kryeministri i vendit, Albin Kurti, por pa përmendur emra.

Ai tha se vendimi do të merret pa kaluar 72 orë, “ndoshta edhe më pak”.

“Ne duhet të marrim një vendim lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht emrin e ministrit apo ministres aty. Këto do ta bëjmë në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim pak ditë. Jo më shumë se 72 orë, ndoshta edhe më pak”, deklaroi kreun i ekzekutivit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë është pa udhëheqës që nga tetori kur dha dorëheqje Rifat Latifi. Aktualisht ushtruese e detyrës së ministres në këtë dikaster është Dafina Gexha-Bunjaku.