Koronavirusi: çast pas çasti
Javën e ardhshme në Britani nis vaksinimi nga 12 deri në 15 vjeç
Planeve për vaksinimin e miliona fëmijëve të shkollave pritet t’u hapet drita jeshile javën e ardhshme, pavarësisht se këshilltarët e qeverisë së Boris Johnson i kanë refuzuar këto plane.
Sipas ekspertëve të Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimi, përfitimet për fëmijët e shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç janë më të mëdha sesa rreziqet e bërjes së vaksinës.
Megjithëkëtë, ministri i Shëndetësisë i ka kërkuar një opinion të dytë zyrtarit më të lartë të Shëndetësisë në Angli, profesor Whitty për vaksinimin ose jo të fëmijëve.
Ndërkaq një ditë më parë, ekspertët miratuan vaksinimin e fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, mushkërive, veshkave dhe ato neurologjike. Të rinjtë nga 16 vjeç e sipër kanë filluar të vaksinohen.
Një shkollë mendimi për mosbërjen e vaksinës te fëmijët e moshës 12-15 vjeçare argumenton se nuk është etike për të vaksinuar fëmijët me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së të rriturve, pasi Covidi në vetvete përbën pak rrezik për të rinjtë.
Por ka të tjerë që besojnë se është më mirë që fëmijët të preken nga Covid dhe të shërohen duke krijuar imunitetin natyral sesa të imunizohen me vaksina, e cila e humbet efektin brenda muajsh.
Britani është ndër vendet më të vaksinuara në botë, e cila ka arritur të vaksinojë me dy doza afro 80% të gjithë popullsisë, ndërsa 90% e popullsisë kanë marrë një dozë të vaksinës. Përveç lajmeve për infeksione dhe afro 100 vdekje mesatarisht në ditë, asgjë tjetër në jetën e përditshme nuk të kujton pandeminë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’