Lajme
“Java e Biznesit Kosovar 2013” në shenjë të prodhimeve vendore
Ky projekt tradicional ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore

Ka përfunduar “Java e Biznesit Kosovar 2013” e mbajtur në Pejë e cila ka prezantuar prodhimet vendore, me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju”.
Ky projekt tradicional ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore.
“Kjo është ndihmesa më e madhe që mund t`i bëjë dikush prodhuesve vendës dhe krahas konsumimit të prodhimeve kosovare, rritet edhe zhvillimi ekonomik, mirëqenia qytetare dhe eksporti drejt vendeve tjera”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Shahini me ketë rast u ka kërkuar institucioneve që prodhuesit e Kosovës, ti kenë prioritet dhe të bëjnë politika më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe rritjen ekonomike.
“Tashmë prodhimet kosovare janë të pranishme në shumë vende të ndryshme dhe eksporti duhet të rritet edhe më shumë, sepse prodhimet e Kosovës janë të cilësisë së lartë dhe qytetarët duhet ti konsumojnë”, tha Shahini
Ndërkohë, drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, Sokol Ukaj, tha se komuna po mundohet të bëjë përmirësimin e mjedisit afarist në Komunën e Pejës dhe krijimit të lehtësirave për biznesin.
“Si institucione komunale bashkërisht me bizneset kemi krijuar raporte të mira në mënyrë që ata të jenë më zhvilluar”, tha Ukaj.
Karavani “Javët e Biznesit Kosovar 2013” meë29 nëntor vazhdon në Mitrovicë dhe do të vazhdojë gjatë javëve në vijim nëpër tërë Kosovën e më gjerë deri më 26 dhjetor 2013.
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e...
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida