Lajme
Japonia mund të furnizojë Evropën me gaz
Rusia furnizon rreth 40 për qind të kërkesës totale të gazit të Evropës.
Ndikimi i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë në furnizimet me energji ka bërë që Japonia të konsiderojë devijimin e rezervave të saj të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë.
“Japonia planifikon të sigurojë një pjesë të rezervave të saj të LNG-së në Evropë, pasi tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën minojnë sigurinë energjetike në rajon”, thanë burime të qeverisë japoneze për Kyodo News.
Burimet thanë se Tokio “do të sigurojë furnizim të mjaftueshëm për nevojat e brendshme përpara se të ndihmojë vendet evropiane që do të përballen me kërcënimin e ndërprerjes së furnizimit me gaz rus në rast të një inkursioni nga Moska në Ukrainë”.
Derisa qeveria e kryeministrit Fumio Kishida po diskuton vëllimin dhe kohën e devijimit të LNG-së në Evropë, ajo për këtë lëvizje gjigante po ashtu mund të kërkojë bashkëpunim nga kompanitë japoneze të përfshira në biznesin e LNG-së.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik