Lajme
Japonezët një hap para drejt vaksinës që i bën njerëzit ‘të pavdekshëm’
Shkencëtarët në Japoni pretendojnë se kanë bërë një hap para sa i përket jetëgjatësisë së njeriut, pas testimit të suksesshëm të vaksinës kundër qelizave që i kontribuojnë plakjes.
Hulumtuesit e Universitetit Juntendo në Tokio, kanë njoftuar se këtë e kanë arritur gjatë hulumtimit laboratorik mbi minjtë, transmeton Telegrafi.
Ata sugjerojnë që kjo vaksinë do të mund të ndikonte pozitivisht në gjendjen shëndetësore dhe të parandalojë procesin e plakjes.
“Mund të presim që vaksina të përdoret kundër aneurizmave, diabetit dhe problemeve tjera shëndetësore që shkaktohen nga plakja”, tha Toru Minamino, profesor në Universitetin Juntendo të Tokios.
Shefi i laboratorit për studimin e kancerit dhe plakjes në Universitetin e Leicesterit, dr. Salvador Macip, theksoi se testet e mëparshme laboratorike në minj kanë treguar se është e mundur të parandalohet përhapja e qelizave të plakjes nga 15 deri në 35 për qind. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar se për sa kohë mund të zgjasë kjo jetëgjatësinë.
“Është një çështje shumë interesante për të cilën nuk ka asnjë qëndrim unik. Disa besojnë se ekziston një lloj kufiri sa i përket jetëgjatësisë – supozohet se janë 130 vjet. Por, disa tjerë besojnë se pavdekësia është akoma e mundur”, shtoi Macip.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit